10 ton drogë në Vlorë, policia akuzon prokurorin: I dërgoi videon Berishës

Aktualitet

Ndërkohë që forcat policore janë duke zhvilluar një aksion të rëndësishëm pas zbulimit të nje sasie lënde narkotike, prokurori Vladimir Mara, i ndodhur në vendngjarje bashkë me Policinë e Shtetit, dekonspiron aksionin duke i dërguar foto ish Kryeministrit Berisha.

Në këto momente aksioni policor është ende duke u zhvilluar. Forcat blu kanë rrethuar vendngjarjen me shpresën se vec sasise së droges mund të arrestojnë edhe personat përgjegjës, por i gjithë operacioni është vendosur në pikëpyetje nga Prokurori Mara, i cili është kthyer në prokurorin digjital të Sali Berishës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në aksionet e policisë, uniformave blu nuk u lejohet pajisje me aparate celulare apo fotografik. I vetmi person i ndodhur në vendngjarje dhe i pajisur me celular është Prokurori Mara.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/886181398209435/

Çka vërteton së është pikërisht Vladimir Mara, me detyrë prokuror, i cili në vend që të zhvillojë detyrën e tij në zbardhjen e ngjarjes, e dekonspiron aksionin e policisë duke informuar me foto Sali Berishen/Tema

ME TE LEXUARAT