Zbulohet modeli më i ri elektronik i Mercedes

Teknologji

Kompania gjermane ka prezantuar skicën e dizajnit të konceptit elektrik EQ A.

Makina pritet të paraqesë bazën për prodhimin e klasës së ardhshme elektrike A, dhe në versionin koncept ka tri dyer dhe pamje sportive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dizajni i këtij automjeti është i karakterizuar nga koncepti EQ i Mercedesit, i cili është paraqitur në sallonin e veturave në Paris, në shtator të vitit të kaluar.

Detajet teknike do të bëhen të ditura para fillimit të sallonit të veturave në Frankfurt dhe modeli pritet të arrijë në treg në vitin 2019.

Sipas informacioneve të mëhershme, Mercedes EQ A do të prodhohet në fabrikën Rashtat, në Gjermani.

ME TE LEXUARAT