Zbulohet ‘’mashtrimi’’ i Legia-s, Sadiku nuk u ble për 1.5 mln euro

Sport

Gjatë verës, Legia e Varshavës njoftoi se trasferimi i Sadikut do të ishte më i shtrenjti në kampionatin polka.

Sipas tyre, Sadiku do të blihet për shifrën e 1.5 mln eurove. Gjithsesi raportimet e fundit e hedhin totalisht poshtë këtë pretendim të kampionëve në fuqi. Gazeta “Blick” njofton se klubi i Legias për të blerë sulmuesin elbasanas nga Zyrihu derdhi vetëm 500 mijë euro në arkat e klubit zviceran.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arseja e kësaj gënjeshtre nuk bëhet e ditur, por pavarësisht kësaj Sadiku është një ndër më të paguarit e Legia-s dhe si rrjedhojë e kampionatit polak.

26-vjeçari përfiton 35 mijë euro neto, pa përfshirë bonuset dhe shpërblimet e ndryshme që janë të përcaktuara për formën e tij sportive, por edhe për vetë arritjet e skuadrës në fund të sezonit.

Armando Sadiku ka marrë shumë kritika nga mediat vendëse në Poloni, por bomberi elbasanas e ka treguar shpeshherë në fushën e lojës që është njeriu-gol. Në ndeshjen e fundit në kupë, i mjaftuan vetëm 4 minuta për ta dërguar sferën në rrjetë.

ME TE LEXUARAT