Zbulohet depoja plot drogë në Kosovë, arrestohen 5 persona

Kliko per me shume info

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të madhe droge, duke vënë në pranga pesë persona të dyshuar. Mësohet se janë konfiskuar 125 kg lëndë narkotike, në një depo të mobilieve në rajonin e Ferizajt, e cila prodhimet i eksportonte jashtë vendit.

Gjatë kontrollit të policisë në depo, janë gjetur disa dyer të dhomave të përgatitura për export. Gjatë kontrollit të njërës prej tyre, në brendësia të saj është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në vendngjarje ka dalë edhe Prokurori i Shteti, ku me urdhër të tij, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë konfiskuar gjithsejtë 40 copë dyer.

Kliko per me shume info

Operacioni policor i filluar me datë 11.09.2017, është vazhduar edhe me datë 12.09.2017, ku është arritur të arrestohen pesë persona të dyshuar:

F.A. viti i lindjes 1984, mashkull, shtetas i Kosovës,
V.Z. viti i lindjes 1980, mashkull, shtetas i Kosovës,
A.A. viti i lindjes 1972, mashkull, shtetas i Kosovës,
B.H. viti i lindjes 1983, mashkull, shtetas i Kosovës dhe
N.B. viti i lindjes 1974, mashkull, shtetas i Kosovës.

Prokurori i Shtetit për dy të dyshuarit e parë (F.A dhe V.Z) ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë. Po ashtu, si prova materiale në lokacionin e parë dhe në disa lokacioneve tjera të dyshuara janë gjetur dhe konfiskuar:

• Njëqind e tridhjetë e pesë kilogram (135 kg) substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, së bashku me 40 dyer të dhomave,
• Një AK/47 me dy karikatorë,
• Gjashtë telefona mobil, dëshmi tjera dhe
• Një veturë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here