Zayn Malik në rrugët e Nju Jork-ut me sytë e lyer, ‘habiten’ fansat (Foto)

Kliko per me shume info

Zayn Malik nuk ndal së surprizuari fansat e tij. I pashëm dhe mahnitës në një kostum vezullues, teksa dilte të martën nga apartamenti i të dashurës së tij, Gigi Hadid, në Neë York, një gjë e cuditshme u vu re.

Ish-ylli i “One Direction”, gjithashtu mbante një palë syze rrethore, të cilat i dhanë atij iluzionin sikur kishte vënë thjerrëza ngjyrë vjollcë, e gjitha kjo falë blicit të kamerës.

Kliko per me shume info

Dhe jo vetëm kaq, 24 vjeçari duket sikur të kishte përdorur makijazh në sytë e tij.
Megjithatë ai dukej shumë elegant i veshur me kostum, një palë syze dhe me mjekrën e stiluar.

Zayn Malik dukej sikur kishte lyer sytë me ngjyrë vjollcë, teksa linte apartmentin nga ku kaloi natën me modelen Gigi Hadid
Por, për shkak të pamjes së syzeve dhe blicit të kamerës, dukej sikur Zayn kishte lyer sytë.
Në mënyrë të qartë dhe të pavetëdijshme për iluzionin, Zayn vazhdoi të bënte një largim elegant.
Ai kohët e fundit është prononcuar në lidhje me romancën e tij me modelen Gigi Hadid duke thënë: “Ne përpiqemi të mos mendojmë shumë për thashethemet. Ka shumë njerëz që janë shumë të zënë me jetën e njerëzve të tjerë.

Zayn Malik është shumë i lumtur për lidhjen e tij me modelen Gigi Hadid
“Unë vetëm përqendrohem në marrëdhënien time dhe përpiqem të bëj të drejtën nga e dashura ime dhe ajo e bën nga unë, dhe ne shpresojmë për të mirë, ashtu siç bëjmë të gjithë!”
Ai gjithashtu bëri të ditur për US Ëeekly: “Ajo nuk i merr me vete veshjet e mia, por bëjmë gjënë normale mes të dashurit dhe të dashurës ku jemi,” Më pëlqen kjo “ose” kjo duket më bukur për ty”, ka thënë 24 vjeçari.

Dhe të gjitha duket të jenë mirë, pasi ai zbuloi se ishte tepër i kënaqur me jetën e ti, aq më tepër tani që po e shfrytëzon kohën për më shumë gjumë.
“Shkoj në shtrat shumë herët. Unë kam qenë duke punuar në studio gjatë gjithë ditës dhe duke shkuar në shtrat në një kohë jo të arsyeshme, dhe duke u ngritur në kohë të arsyeshme, tani është koha të pushoj”.
Zayn vazhdoi: “Unë ha të gjitha ushqimet e miame rregull. Unë kam një palestër në shtëpi, kështu që unë kam filluar duke bërë pak trajnim. Fansat e mi mund të sigurohen se çdo gjë është nën kontroll rreth meje”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here