WhatsApp pritet të sjellë risinë më të re, së shpejti vjen ‘’butoni’’ ‘’unsend’’

Teknologji

WhatsApp padyshim që do të qëndrojë si aplikacioni më i preferuar i të gjithëve pas risisë së fundit që pritet të sjellë.

Të gjithëve i ka ndodhur ti dërgojnë personit të gabuar një mesazh, apo të pendohen për një mesazh që kanë dërguar. Risia më e re e WhatsApp ka gjetur zgjidhjen për gjithë ne, pasi do të bëjë të mundur që ju të fshini mesazhet që i keni dërguar gabimisht një kontakti dhe ky i fundit nuk e arrin ta shikojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unsend” ose ndyshe e quajtur Recall”, “Revoke” and “Delete for Everyone” pritet që të punojë për të gjitha lojet e mesazheve duke përfshirë tekste imazhe, video, GIF-të dhe dokumente. Megjithatë, ju nuk mund të fshini mesazhet të cilat janë lexuar ose mesazhe që janë dërguar më shumë se 5 minuata më parë.

“Unsend” me shumë mundësi do të jetë shumë popullor tek përdoruesit, pasi mun t’i ndihmojë që të shmangimin vështirësitë.

ME TE LEXUARAT