Vrau gruan me sqepar e thikë, zbardhet dëshmia e burrit: Dyshoja se më tradhëtonte

Aktualitet

“E vrava nga xhelozia, dyshoja se më tradhëtonte”, kështu është shprehur Bashkim Mekolli, i cili nuk ka shfaqur pendesë për vrasjen makabër të kryer një ditë më parë.

Vrasësi i bashkëshortes së tij 49 – vjeçare, para hetuesve mësohet të ketë thënë se e vrau Demirkë Mekollin nga xhelozia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës në Blacë të Pogradecit.

49 – vjeçari e goditi bashkëshorten e tij, me të cilën kishte 18 vjet i martuar, me sqepar e thikë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes së rëndë, babai i tij Nexhet Mekolli për mediat deklaroi se i biri vuante nga depresioni dhe se për këtë merrte ilaçe.

ME TE LEXUARAT