Kërkohej nga autoritetet gjermane, arrestohet pas 3 vitesh arrati “pirati” shqiptar

Kliko per me shume info

Një shqiptar i shpallur në kërkim prej tre vitesh nga autoritetet gjermane është arrestuar në Kosovë.

Bëhet fjalë për shtetasin Kreshnik.S, 24 vjec, i cili akuzohet se ka shpërndarë në portalin e tij “Kinox.to” përmbajtje të kopjuara ilegalisht, si filma, etj.

Kliko per me shume info

Lajmin e kanë bërë me dije mediat e gjermane, të cilat njoftojnë se arrestimi i tij është bërë në Kosovë.
Gjithashtu vazhdon të jetë në kërkim vëllai i tij, 27 vjecari, Kastriot S, si bashkëpunëtor në veprën e paligjshme.

Media gjermane spiegel.de shkruan se autoritetet gjermane presin ekstradimin e shqiptarit në vendin e tyre.

Që nga tetori i vitit 2014, i arrestuari së bashku me vëllain e tij ishin në arrati./Lajmifundit.al/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here