Veseli: Së shpejti në Kosovë do ndodhë Vetingu

Kosovë&Rajon

Nesër në orën 16:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryeministrit dhe të qeverisë së Kosovës. Kjo u vendos gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Kryeparlamentari Kadri Veseli u shpreh i bindur se Ramush Haradinaj do të jetë në krye të Qeverisë. Ai foli edhe për një proces që sipas tij do të ndodhë në Kosovë, atë të Vetingut.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka folur për herë të parë për një proces që do të ndodh në Kosovë. Ai është vetingu. Veseli ka dhënë edhe detaje se kush janë personat që do të kalojnë nëpër këtë proces. Ideja e kalimit nëpër çdo filtër për të kaluarën e secilit zyrtar tha se është e tij dhe se për këtë ka biseduar edhe me mandatarin për kryeministër Ramush Haradinaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shumë shpejt do të futemi në procesin e Vetingut. Kam biseduar edhe me mandatarin për kryeministër, Ramush Haradinajn për këtë çështje dhe ky proces do të përfshijë jo vetëm sistemin e drejtësisë dhe sistemin e sigurisë, por në të njëjtën kohë do të përfshijë edhe sistemin politik”, ka theksuar Veseli.

Kryetari i PDK-së ka dhënë edhe arsyet se përse duhet të ndodhë Vetingu në Kosovë.

Ai është shprehur i bindur se të shtunën pas orës 16 vendi do të ketë kryeministrin dhe Qeverinë. Nëse Haradinaj nuk zgjidhet kryeministër, Veseli tha se as ai nuk do të jetë kryetar Kuvendi. Ai ka thënë se vendin e presin shumë punë duke vlerësuar se nuk do të ketë çmim politik që do ta pengoj zhvillimin e vendit dhe rrugëtimin Kosovës drejt BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-në. Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryeministrit dhe të qeverisë të mbahet të shtunën me fillim në orën 16, pas kërkesës që kanë bërë afër 45 deputetet të Kuvendit të Kosovës.

ME TE LEXUARAT