Vendimi, 100 mijë familje shqiptare nga shtatori do të marrin më shumë lekë

Kliko per me shume info

Prej këtij muaji, rreth 100 mijë familje do të përfitojnë një rritje të ndihmës ekonomike me 6%. Rritja ishte parashikuar në mes të majit, por me dy udhëzime të pak muajve më parë, ajo u shty për shtatorin.

Udhëzimi i përdorimit të fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike i jep të drejtën Këshillit Bashkiak të miratojë dhënien e ndihmës ekonomike për familjet që nuk janë përfituese nga sistemi i pikëzimit.

Kliko per me shume info

Nga vendimi, përfitonin 51 mijë persona nga 13 kategori sociale me trajtim shtetëror. Përmes një tjetër udhëzimi, ndryshon përllogaritjen e përfitimit të ndihmës ekonomike. Me përllogaritjen e re është hequr ndihma e pjesshme prej 800 lekësh, dhe aplikohet përllogaritja e re, e vlefshme për rreth 100 mijë familje.

Fondet për mbështetjen e shtresave në nevojë vijojnë të mbeten të ulëta ndaj buxhetit. Megjithatë, në 7 muajt e parë të këtij viti, Ministria e Financave vlerësohet të ketë nxjerrë nga thesari 11.3 miliardë lekë./Abc News

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here