U qëllua për vdekje nga xhaxhai, 33 vjeçari u shua në lule të rinisë (Foto)

Aktualitet

Publikohet fotoja e viktimës së ngjarjes së rëndë në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi 15:50, në afërsi të teatrit “Migjeni”, ku 62-vjeçari Bujar Kuçi vrau me thikë Mirsad Kuçin.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 23.09.2017, rreth orës 15:50, ka ardhur nje telefonatë në sallën operative se në lagjen Vojo Kushi, Shkodër në afërsi të teatrit “Migjeni” pas një konflikti familjar, xhaxhai ka goditur me mjet prerës nipin i tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se shtetasi Bujar Kuçi, vjeç 62, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. K. vjeç 33, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Falë veprimeve të shpejta të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT