Projektligji për plehrat, Vasili i përgjigjet Ballës: Të mbahet një referendum popullor

Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar në LSI, Petrit Vasili ka kërkuar sot mbajtjen e një referendumi popullor ku qytetarët të shprehen nëse duhet lejuar ose jo importi i mbetjeve.

Qëndrimi i Vasili vjen pak pasi Partia Socialiste u tërhoq nga votimi i ligjit në Kuvend dhe propozoi sërish dëgjesa me qytetarët, për ti bindur mbi dobinë e ligjit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i Petrit Vasilit në Facebook:

Referendum popullor për plehrat.

Ligji për importin e plehrave u fut në mënyrë tinëzare në parlament një vit më parë, pasi kryeministri demagog e anulloi importin e plehrave me vendimin e tij të parë si kryeministër në shtator 2013.

Populli shqiptar është shumë i shqetësuar për pasojat e rënda mbi shëndetin e tij dhe të gjeneratave që do të vijnë.

Populli është shumë i shqetësuar që Shqipëria do të shëndrrohet në gropën e plehrave të të gjithë Europës, pasi me këtë ligj të gjithë llojet e sojet e plehrave do të derdhen në Shqipëri.

Zgjidhja është vetëm një REFERENDUM POPULLOR për t’i thënë po ose jo vërshimit të plehrave në Shqipëri.

Këtë vendim mund ta marrë vetëm populli pasi pasojat e tmerrshme mbi shëndetin dhe jetën do te bien mbi të dhe do ti vuajë vetëm ai.

ME TE LEXUARAT