Uragani "Maria" sjell shkatërrime në Karaibe

Bota

Ishulli Dominika në Karaibe ka pësuar dëme të rënda nga uragani Maria, ka thënë kryeministri i këtij ishulli, Roosevelt Skerrit.

“Raportet e para tregojnë për shkatërrime të gjëra”, ka shkruar Skerrit sot në rrjetin Facebook, dhe ka shpjeguar se kulmet janë dëmtuar në shumë shtëpi, përfshirë edhe rezidencën e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Uragani Maria ishte klasifikuar në kategorinë 5, derisa e kishte goditur Dominikën, mbrëmë vonë. Janë mbyllur aeroporti dhe portet detare në këtë ishull.

Ky rajon aktualisht, po ripëtrihet nga uragani, Irma, nga i cili janë vrarë dhjetëra vetë në Karaibe dhe në shtetet Florida dhe Gjeorgjia të Shteteve të Bashkuara, më herët këtë muaj.

Veçanërisht, fuqishëm janë goditur Barbuda dhe Shën Martin në Karaibe.

ME TE LEXUARAT