Twitter njofton Kongresin: Mbyllëm 200 llogari me lidhje ruse

Kliko per me shume info

Kompania Twitter u tha të enjten komisioneve të inteligjencës të Dhomës së Përfaqesueseve dhe Senatit se kishte mbyllur më shumë se 200 llogari, që sipas saj ishin të lidhura me Rusinë dhe përpiqeshin të ndërhynin në politikën e SHBA.

Seancat me dyer të mbyllura pasuan njoftime të ngjashme më parë këtë muaj me kompaninë Facebook, që gjithashtu ra dakord t’u dorëzojë ligjvënësve 3,000 reklama të vendosura në platformat e këtij rrjeti social, reklama që janë të lidhura me Rusinë dhe ku bëhen përpjekje për të krijuar përçarje sociale dhe politike mes amerikanëve.

Kliko per me shume info

Komisionet, sipas Zërit të Amerikës, po shqyrtojnë përhapjen e lajmeve të rreme nëpër këto rrjete sociale.

Në rastin e Twitter kjo përfshin shqyrtimin e të ashtuquajturave llogari robot që janë hapur për të përhapur shpejt dhe automatikisht informacionin.

“Nga rreth 450 llogaritë që Facebook ka vënë se fundmi në dispozicion te autoriteteve si pjesë e shqyrtimit të tyre, ne arritëm në përfundimin se në Twitter kishte 22 llogari korresponduese. Të gjitha këto llogari të identifikuara tashmë u pezulluan menjëherë për thyerjen e rregullave tona, njoftoi kompania Twitter në një postim të enjten pasdite.

“Përveç kësaj, ne gjetëm 179 llogari të tjera, të ndërlidhura, dhe ndërmorëm veprime për ato që ishin në kundërshtim me rregullat tona”, vijon me tej njoftimi.

Twitter tha gjithashtu se faqja ruse e lajmeve RT shpenzoi 274.100 dollarë për reklama në platformën e Twitterit në vitin 2016.Por, pavarësisht këtyre, disa ligjvënës thanë se ishin të zhgënjyer me mënyrën sesi Twitter e trajtoi problemin. Sipas senatorit demokrat, Mark Warner, kompania “tregoi një mungesë të madhe të të kuptuarit se sa serioze është kjo çështje e kërcënimin që ajo përbën për institucionet demokratike”./tch

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here