Tritol klinikës dentare në Shijak, rrëfehet babai i pronarit: Tim bir e kanë rrahur

Kliko per me shume info

Pak ditë pas protestës kundër ndërtimit të një incerenatori në Shijak, pronarit të saj i është vendosur lëndë plasëse në një tjetër biznes të tij.

Bëhet fjalë për një klinikë dentare në pronësi të Arlind Lalës, e cila është dëmtuar nga shpërthimi i një sasie të vogël tritoli, shkruan “Panorama”.
Burime nga grupi hetimor thanë se dyshohet që shpërthimi mund të jetë një kërcënim për pronarin e saj që të heqë dorë nga incerenatori për përpunimin e mbetjeve spitalore dhe të kafshëve të ngordhura.

Kliko per me shume info

Pesë ditë më parë, banorët e Shijakut u ngritën në protestë kundër funksionimit të kësaj fabrike, pasi sipas tyre ajo shkakton ndotje të madhe mjedisore.
“Nga dyshimet paraprake mendojmë se kemi të bëjmë me një kërcënim. Pronari i klinikës dentare rezulton të jetë pronar edhe i impiantit të përpunimit të mbetjeve spitalore. Ai ka një konflikt të hapur me banorët, të cilët me anë të një proteste u shprehën kundër pak ditë më parë”, thanë burime nga grupi i hetimit.

Edhe familja Lala, vendosjen e lëndës plasëse në klinikën dentare e lidh me protestën. Sipas tyre, vendosja e tritolit vjen në vazhdën e këtij konflikti të nisur pak ditë më parë me banorët e zonës që kërkojnë mbylljen e impiantit.
Vetë Arlind Lala, në momentin e shpërthimit të lëndës plasëse ndodhej në spital, pasi po merr mjekim për shkak të plagëve që mori nga përplasja fizike që pati me protestuesit pak ditë më parë. Babai i Arlindit, Musa Lala, shprehet se gjithçka lidhet me protestën.
“Banorët e Shijakut i organizoi bashkia për protestë. Djali shkoi atje për të sqaruar banorët, por ata e qëlluan dhe djali përfundoi prej asaj dite në spital me frakturë në nofull. Nuk di të them se kush e vendosi lëndën plasëse, por jam i sigurt që ajo ka të bëjë me protestën e pak ditëve më parë të banorëve. Ne kërkojmë që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vihen para drejtësisë autorët. Sa i përket impiantit të përpunimit të mbetjeve spitalore, nëse nuk do populli, nuk e bëjmë”, u shpreh Lala.
Policia ka marrë në pyetje dhe 33- vjeçarin Arlind Lala nëse ka pasur kërcënime të më- parshme, ndërsa ka shoqëruar në komisariat për t’i pyetur disa prej banorëve që protestuan disa ditë më parë dhe që kërkonin mbylljen e inceneratorit.
Ata kanë refuzuar të kenë lidhje me vendosjen e lëndës plasëse, ndërkohë kanë pohuar se janë kundër ngritjes së inceneratorit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here