Treni përplas për vdekje 52-vjecarin në Durrës, ndalohet mashinisti

Aktualitet

Nje person ka gjetur vdekjen diten e sotme pasi u aksidentua nga treni ne Durres.

Burimet zyrtare thane se më datë 13.09.2017, rreth orës 15:10, në Sallmone, në linjën hekurudhore Durrës –Vorë, tek nënkalimi hekurudhor treni ka përplasur shtetasin F.H. 52 vjeç, banues në Sukth.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Fatkeqësisht shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë.

Mashinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje", ben me dije policia.

ME TE LEXUARAT