Tragjedi në Durrës, treni përplas për vdekje 52 vjeçarin

Aktualitet

Një tragjedi është raportuar në Durrës ditën e sotme, ku një 52 vjeçar është përplasur për vdekje te nënkalimi hekurudhor nga treni i linjës Durrës – Vorë.

Aksidenti i rëndë është shënuar rreth një orë më parë, në orën 15:30 në Sallmone, ku viktimë ka mbetur shtetasi F.H. 52 vjeç, banues në Sukth.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas informacioneve paraprake që përcjell policia e Durrësit, viktima është përplasur te

Fatkeqësisht 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Mashinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT