Tirane, qëllohet me pistoletë 23-vjeçari, i shpëton atentatit

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Tiranë në rrugën "Ndre Mjeda", ku është qëlluar në drejtim të një 23-vjeçari, i cili ka arritur të shpëtojë.

Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 21:30", ku persona të paidentifikuar, ë cilët qarkullonin me një mjet tip "BMW", kanë qëlluar në drejtim te mjetit tip "Renault".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ende nuk më shumë detaje për ngjarjen, ndërsa grupi hetimorë po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 12.09.2017, rreth orës 21:30, në rrugën "Ndre Mjeda", në drejtim te mjetit tip "Renault", me drejtues shtetasin B.M., 23 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet tip "BMW".

Nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT