Thatësira në Xibrakë, rrezikon peshqit e rezervuarit

Kliko per me shume info

Temperaturat dhe thatësira ekstreme e kësaj vere duket se po lenë pasoja të konsiderueshme në mjedis. Rreth 40 kuintal peshq në rezervuarin e fshatit Xibrakë, në Cërrik, kanë ngordhur si pasojë e mungesës së oksigjenit, pasi uji i këtij rezervuari ka arritur pikën e vdekjes.

Gentian Xhelili, i cili ka marrë liçencën për mbipopullimin e këtij rezervuari, shprehet se një situatë e tillë nuk i ka ndodhur asnjëherë më parë.

Kliko per me shume info

“Mendoj se kjo ka ardhur nga mungesa e oskigjenit, mosrënia e shirave dhe burimet tokësore që kanë qenë janë shteruar. Është hera e parë që ndodh dhe dëmet shkojnë 500-600 mijë lekë të reja. Urojmë të bjerë shi, pasi vetëm kjo mund ta ndalojë këtë katastrofë. Duhet lënë një pikë vdekjeje, siç i themi në gjuhën e peshkimit, që edhe gjallesat të jetojnë”, thotë Xhelili.

Zona e Cërrikut nuk është prekur nga reshjet as ditët e fundit, kur një pjesë e mirë e vendit u përfshi nga shirat. Kjo ka bërë që situata në këtë rezervuar, por edhe në liqenet e Belshit, të përkeqësohet.

Rezervuari i Xibrakës përdoret gjithashtu për vaditje dhe duket se edhe gjatë këtij procesi nuk është respektuar kuota e lejuar për të mos kërcënuar gjallesat.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here