Tërmeti tragjik në Meksikë, qeni ‘’hero’’ shpëtoi 52 jetë njerëzish

Bota

Një qen ka marrë epitetin e heroit pasi ka marrë pjesë në kërkimin e të mbijetuarve pas tërmetit shkatërrues që goditi Meksikën.

Qeni me emrin Frida, që punon për autoritetet shtetërore, ka bërë kërkime nëpër rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, duke bërë që disa njerëz të shpëtojnë pasi u gjetën nga qeni. Sipas policisë, përgjatë karrierës së tij, ka shpëtuar 52 jetë njerëzish nëpër katastrofa të ndryshme natyrore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fridën e ka nderuar edhe Presidenti Angel Pena Nieto, që ka shkruar në Tëitter duke lavdëruar punën e kafshës. Mediat raportojnë se qeni ka pajisje speciale që e mbrojnë nga tymi dhe gjërat e forta, transmeton Gazeta Metro.

Meksika, posaçërisht kryeqyteti, Meksiko City, është goditur nga tërmeti prej 7.1 ballësh Rihter ditë më parë.

ME TE LEXUARAT