Tërmet 7.1 ballë, tronditet sërish Meksika

Bota

Një tërmet i fuqishëm tronditi kryeqytetin e Meksikës të martën, duke bërë që ndërtesat të lëkunden e duke krijuar panik te banorët.

Nuk është ende e qartë sa të mëdha janë dëmet materiale apo lëndimet në njerëz, por këta të fundit kanë dalë me nxitim nga ndërtesat të terrorizuar. Agjencia Sizmologjike e Meksikës tha paraprakisht se tërmeti ishte më magnitudë 7.1 dhe se qendra e tij ishte në lindje të qytetit Puebla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Associated Press, fotografitë ranë nga muret dhe objektet u lëkundën mbi sipërfaqet e sheshta. Disa njerëz u strukën nën tavolina.

Më herët gjatë këtij muaji, Meksika u trondit nga një tjetër tërmet me magnitudë 8.1 ku mbetën të vrarë të paktën 90 persona.

Lëkundjet vijnë në përvjetorin e tërmetit të vitit 1985, që shkaktoi dëme të mëdha në kryeqytetin meksikan.

Më parë gjatë ditës së martë në të gjithë qytetin u mbajtën stërvitje përgatitore në shenjë të përvjetorit të tërmetit në vitin 1985.klan

ME TE LEXUARAT