EMRI/ Tentoi të vrasë me armë zjarri një person, 30-vjeçari arrestohet pas 6 muajsh arrati

Aktualitet

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person, i cili ishte shpallur në kërkim prej 6 muajsh.

Policia arrestoi Fatjon Gokaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndalimi i tij u bë pasi me datë 30.03.2017, dyshohet se në bashkëpunim me Besmir Arrsin, i arrestuar ditën e ngjarjes, kanë tentuar të vrasin më armë zjarri N. P.

Materialet do t'i kalojn Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 76-22, 25 e 278 të Kodit Penal

ME TE LEXUARAT