Të vërtetat që nuk i dinit për rakinë shqiptare, mund t’ju marrë jetën

Kliko per me shume info

Një investigim i “KlanPlus” ka zbuluar mashtrimin me pijet alkoolike në vendin tonë.

Rakia e rrushit e prodhuar në Skrapar është një markë e njohur e kësaj pije tradicionale shqiptare, por rakia e Skraparit mund të
prodhohet në çdo qytet tashmë. Këto shishe që shiten në marketet e Tiranës, ndryshe nga çfarë shkruhet në etiketë, përmbajnë pije me tregues jonormalë.
Televizioni Klan Plus ka bërë analizën e pesë mostrave të verës dhe
rakisë pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Kliko per me shume info

“Përsa i përket aciditetit të përgjithshëm të shprehur në acid acetik
është në 297.19 miligramë për 100 mililitra… kjo do të thotë se është
një shifër shumë e lartë… Shikojmë anhidritin sulfuror të lirë, është
73.6, kurse standardi e përmban 30. Këtu subjekti duhet të
ndëshkohet me gjobë, ose duhet të tërhiqet produkti nga tregu.”
Me tregues tërësisht jashtë standardeve është edhe rakia e hapur
ose ajo që rëndom emërtohet si raki shtëpie dhe që shitet nëpër
markete e pijetore. Edhe verërat e analizuara rezultojnë të rreme
dhe me tregues të rrezikshëm, që sipas ekspertëve, duhet të
tërhiqen nga tregu. Analizat kanë nxjerrë edhe elementë të tjerë të
dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Në mostra janë gjetur acid tartrik, acid acetik apo anhitrid sulfuror,
të gjitha mbi normat e lejuara.

Sipas ekspertit, konsumatorët janë para një rreziku të madh.

“Nëqoftëse këto ngjyrues, që përdoren në industrinë ushqimore,
shtohen në sasi shumë të madhe, dëmtohet kryesisht mëlçia.
Aciditeti acetik i lartë, organizmi në të tilla raste nuk e përballon dhe
bëhet asksues.

Element tjetër është edhe acidi citrik i lartë, që bën që pasojat t’i vuajnë veshkat e konsumatorit.”

Shehi shprehet se falsikimi i pijeve është një rrezik serioz, jo vetëm
për konsumatorët, por ndikon edhe në deformimin e tregut, pasi
shitet me çmime më të lira, duke shkatërruar prodhuesit seriozë në
këtë fushë.

Në fillim të viteve ’90 lokalet e kryeqytetit u furnizuan masivisht me
pije të prodhuara në mënyrë articiale, duke përdorur deri dhe
alkool etilik ose alkool industrial, si pasojë e të cilit të paktën 7
persona gjetën vdekjen, raporton “KlanPlus”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here