Të shtëna me armë në Tiranë, policia shoqëron shtatë persona

Aktualitet

Te shtena me arme u regjistruan diten e sotme ne Tirane ku policia tha se ka gjetur pese gezhoja ne vendin e krimit ndersa ka ndaluar shtate persona.

Burimet zyrtare kane thene se më datë 26.09.2017, rreth orës 22:25, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policise, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :

Në rrugën "Bardhyl", ka patur të shtëna me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja dhe deri tani nuk ka persona të lënduar.

Janë shoqëruar 7 persona në ambientet e policisë për verifikim dhe sqarime të mëtejshme.

Po vazhdon kontrolli i territorit dhe po punohet nga ana e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT