"Të fortët" e Elbasanit goditën me makinë policinë, në kërkim biznesmeni

Aktualitet

Policia e Shtetit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe RENEA janë në kërkim të biznesmenit dhe pronarit të trregut ushqimor në Elbasan, Petrit Çela. Operacioni për kapjen e tij ka nisur pasi automjeti në përdorim të tij ka goditur mbrëmjen e djeshme eskortën e policisë e cila kishte ndaluar në postobllok një automjet të blinduar me vlerë 100 mijë euro.

Policia njoftoi se gjatë këtij operacioni ka sekuestruar 7 mjete tre prej tyre të dyshuara të blindurara dhe 4 të tjera mjete vetura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka nisur në rrugën “Dyli Haxhire”, ku efektivat e policisë kishin dalë me qëllim zbatimin e një plan Operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin mjet luksoz me një vlerë rreth 100 000 euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.

Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip "Audi" vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e Policisë.

Më pas mjeti që goditi mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor. Mjeti tip Audi dyshohet se është i blinduar.

Pas këtij incidenti ka nisur dhe operacioni me praninë e fnsh dhe rena ku fillimisht u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L.Z, 26 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë ditës së djeshme, shtetasi i lartpërmendur ishte pasagjer në mjetin tip “Range Rover” që drejtohej nga shtetasi K.Xh.

Mjetit të blindurar me vlerë 100 mijë euro policia i ka gjetur dhe një sasi lënde canabis sative, ndërsa në banesë K.XH i kanë gjetur një pushkë sportive pa leje.

Në pranga ka renë dhe roje i tregut ushqimor V.D, 44 vjeç banues në Elbasan, ndërsa tregu rezulton në pronësi të Petrit Çelës.

Arrestimi i rojes sipas policisë, u bë pasi duke qenë me detyrë roje i tregut Agro – Ushqimor, ka kundërshtuar urdhërin e Punonjësit të Policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut.

Ndërsa mjeti që ka goditur automjetin me targë MB 002 AA rezulton në përdorim të shtetasit P.C bënë me dije policia e Elbasanit.

Policia mbyll komunikatën duke bërë me dije se pasi ka dokumentuar ngjarjen dhe ka ndaluar disa shtetas ka shpallur në kërkim dhe P.C njohur si Petrit Cela pronari i tregut ushqimorë në Elbasan.

Gjatë këtij aksioni, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 7 automjete luksoze, ku 3 prej të cilave dyshohen të jenë të blinduara dhe rezultojnë në pronësi të biznesmenit Petrit Çela.

Policia ka arrestuar tre persona Ledio Zabeli, 26 vjeç, Kelmend Xhaferri, 35 vjeç dhe Valmir Dedja, 44 vjeç, të cilëve u janë gjetur lëndë narkotike, armë zjarri pa leje si dhe kanë kundërshtuar policinë gjatë ndërhyrjes për të ushtruar kontroll në ambientet e tregut agro-ushqimor, citon report tv.

ME TE LEXUARAT