Basha vendos kushte, reagon Balla: Nuk egziston kjo në një reformë të rëndësishme

Politikë

Reagon Taulant Balla pas lajmit bujë se Basha ka vendosur kushte për reformën zgjedhore. Kreu i grupit parlamentar të PS, fton opozitën në tryezë, ndërsa thotë se për një reformë të rëndësishme nuk mund të ketë kushte.

“Oferta e Ramës për tryezën me opozitën, ende e vlefshme. Për një reformë të rëndësishme nuk mund të ketë kushte dhe për t’u ulur në një tryezë kusht i vetëm është vota e shqiptarëve. Në vitin 2021 të votojnë të gjithë shqiptarët kudo në botë”- ka thënë Balla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se më herët Basha ka bërë me dije edhe 3 kushtet e PD për reformën zgjedhore të cilat janë:

1-Votimi dhe numërimi elektronik

2-Të ulë rolin e kryetarëve dhe partive politike në proces.

3-T’i japë më shumë pushtet qytetarëve për të vendosur mënyrën përfaqësimit të tyre në parlament dhe në organet e tjera.

ME TE LEXUARAT