Situata në Milano jo e mirë, të gjithë Italia kundër kapitenit Bonuci

Sport

Leonardo Bonuci u cilësua si blerja më e goditur e klubit të Milanit duke parë eksperiencën e ish-juventinit si në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, por të gjithë janë të zhgënjyer.

Vincenzo Montella duke parë gabimet e njëpasnjëshme të futbollistit vendosi të kalonte në skemën me 3 mbrojtës në mënyrë që ai të jeptë më të mirën një rol që ishte i adoptuar të Juventusi. Por në sfidën që Milan zhvilloi mbrëmë kundër Rijekës për “Europa League”, duket se 30-vjeçari është larg të qenit në formë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazetat italiane nuk kursyen Bonucci-n pas ndeshjes duke e vlerësuar atë më të dobëtin e sfidës.

“La Gazzetta dello Sport” i vendosi notën 5 për paraqitjen e tij, duke fajësuar atë për golat e shënuar nga kroatët. E njëjta notë edhe nga “Tuttosport” e cila kujton se ditën para ndeshjes lojtari kishte thënë se nuk ishte i kënaqur nga rendimentin i tij, duke dhënë menjëherë provën pse. “Corriere dello Sport” i jep një gjysmë note më shumë por nuk kursen ironinë. “Ka të drejtë, nuk është problem i mbrojtjes me 3 apo 4 lojtarë, është ai që bën gabimet”, shkruhej në komentin e kësaj gazete.

Vetë futbollisti duke dashur të drejtojë vëmendjen diku tjetër, në një postim në rrjetet social ka skruar: “Kemi fituar, vetëm kjo kishte rëndësi. Tani mendjen te e diela”, ishin fjalët e tij në një postim në Instagram. Por edhe këtu Bonucci nuk i ka shpëtuar kritikave të tifozëve të cilët e kanë masakruar me komente. “Zgjohu nga gjumi” dhe “trego se e meriton shiritin e kapitenit” ishin komentet në masë në faqen e mbrojtësit.

ME TE LEXUARAT