"Shqiptarët s'mund të presin vetting nga kryeministri që mbushi vendin me drogë"

Politikë

Petrit Vasili ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Rama për Vettingun ku tha se nuk është cështje numrash por strukturimi.

Vasili thote se shqiptarët nuk mund të presin vetting nga një kryeministër që e mbushi vendin me droge.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi

Kryeministri i paditur, që do të bllokojë vetingun.

Kryeministri tha sot: “Vetingu nuk është çështje numrash, por strukturimi”.

E para: Ky kryeministër duhet sqaruar, që megjithëse ai e do për vete, vetingu është i pavarur dhe jo pronë e tij.

Së dyti: Ky kryeministër ka një ushtri parazitësh rreth vetes me 650 vetë, atëherë pse e pengon vetingun të permbushë kërkesat më minimale dhe i shkurton 70 vetë? Është i paditur dhe e urren vetingun, ndaj e pengon të funksionojë.

Së treti: Shqiptarët nuk presin drejtësinë dhe vetingun nga kryeministri, që mbushi me drogë Shqipërinë, por presin drejtësine që SHBA dhe BE kërkojnë.

Së katërti: Vetingun nuk e vendos dot as muhabeti bajat dhe as marrëveshjet gajasëse që bën qeveria me qeverinë, alias grupin parlamentar të Partisë Socialiste, por Kushtetuta dhe ligji.

ME TE LEXUARAT