Akuzohen për trafikim njerëzish, shkatërohet banda shqiptare në Angli, dënohen 21 vjet burg

Aktualitet

Banda me shqiptarë e anglezë e akuzuar për trafik njerëzish nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar, është dënuar dje me 21 vjet heqje lirie.

Shqiptarët u akuzuan për shkelje të ligjit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar nga një person jo anëtar i BE dhe u dënuan

në total me 21 vjet burg.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqiptarët

Ilir Hani me 5 vite e gjysmë,

Vullnet Karaj me 5 vjet,

Eduart Karaj me 4 vjet

Britanikët

Jason Coëley dhe Lee Anderson me nga 30 muaj

Gillian Barker 20 muaj heqje lire.

Aktivitetet e bandës së krimit me bazë në Birmingham nisën të zbulohen më 12 mars 2015, kur një makinë u ndalua nga oficerët e Forcave Kufitare në Zonën e Kontrollit në Mbretërinë e Bashkuar në Coquelles, Francë. Shoferi ishte Lee Anderson, 46 vjeç dhe pasagjeri i tij ishte Jason Coëley, 44 vjeç.

Nga kontrolli i makinave nga oficerët e Forcave Kufitare, u gjetën 2 të rritur dhe një fëmijë, të gjithë shtetasit shqiptarë, të fshehur. Anderson dhe Coëley u arrestuan në vendin e ngjarjes.

Më vonë, më 2 gusht 2015, një makinë e drejtuar nga Gillian Barker, 47 vjeç, u ndalua në të njëjtat kontrolle. Zyrtarët gjetën 2 burra shqiptarë të fshehur dhe Barker u arrestua.

Në të dy rastet, shqiptarët e gjetur në vetura iu dorëzuan autoriteteve franceze. Rastet u kaluan në ekipin e Ekipit Penal dhe Financiar të Zbatimit të Imigracionit (CFI) i cili, pas hetimeve, lidhi përpjekjet e kontrabandës me 3 individë të tjerë. Më 13 tetor 2015, zyrtarët kontrolluan shtëpitë e Ilir Hanit, 44, Eduart Karaj, 39 vjeç dhe Vullnet Karaj, 41 vjeç. Regjistrimet e udhëtimit dhe telefonit lidhën tre anëtarët e bandës në 2 zbulimet e kontrabandës.

Hetimet gjithashtu treguan se Eduart Karaj dhe Vullnet Karaj ishin duke ndjekur Anderson dhe Coëley në një makinë të veçantë për t’u siguruar që ajo arriti në mënyrë të sigurt. Makina e përdorur nga Barker gjithashtu ishte drejtuar më parë nga Karaj dhe më herët ishte në pronësi të Vullnet Karajt. Të gjithë shtetasit shqiptarë, u arrestuan me dyshim për komplot për të lehtësuar imigracionin e paligjshëm. Eduart Karaj, Jason Coëley, Lee Anderson dhe Gillian Barker u shpallën fajtorë në fillim të gjyqit të tyre muajin e kaluar.

Ilir Hani dhe Vullnet Karaj u deklaruan jo fajtor por u shpallën fajtorë. Ndihmësdrejtori, David Fairclough, nga CFI, tha se “Ky ishte një grup krimi i organizuar, i motivuar nga paratë, i cili është çmontuar falë përkushtimit dhe ekspertizës së punonjësve të Forcave të Emigracionit dhe të Forcave Kufitare.

ME TE LEXUARAT