Kohën e lirë e kaloni duke parë seriale televizive? Studimet: Po shkatërroni veten!

Kliko per me shume info

Një studim me më shumë se 8900 të rritur në Australi ka zbuluar se çdo orë të cilën e shpenzoni duke shikuar një serial pa pushuar, është ndërlidhur me një rritje prej 12 për qind në rrezikun e një inflamacioni që ndërlidhet me vdekjen.

Qëndrimi ulur duke shikuar me orë të tëra emisione televizive apo filma, përderisa njëkohësisht nuk hezitoni të hani qese të shumta me çokollatë, është duke jua rritur mundësitë të sëmureni.

Kliko per me shume info

Studimi, i publikuar në revistën ‘Medicine & Science in Sports and Exercise’ ka filluar hulumtimet në vitin 1999, dhe ka monitoruar shprehitë e shikimit të televizioneve të 8900 njerëzve.
Pas 12 viteve, shkencëtarët kanë zbuluar se nga ata pjesëmarrës, 909 kishin vdekur dhe 130 nga ato vdekje kishin qenë të ndërlidhura me sëmundje inflamacioni.
Sëmundjet inflamatore përfshijnë një gamë të gjerë të sëmundjeve, siç është Alzheimeri, astma, diabeti dhe sëmundjet e veshkave.
Ata të cilët kishin shpenzuar dy deri në katër orë duke shikuar televizor në ditë kishin pasur 54 për qind rrezik më të lartë të vdisnin nga një sëmundje inflamatore.
Veç kësaj, ata të cilët kishin shpenzuar shumë kohë duke shikuar televizion kishin qenë më pak të prirë ta kryejnë shkollën, kishin të ardhura më të vogla, kishin qenë më të prirë të vuajnë nga diabeti apo hipertensioni, etj. /Telegrafi/

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here