Saimir Tahiri sulmon Bashën e Mediun: Duhet të ishin para drejtësisë

Kliko per me shume info

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në fjalimin e tij në Kuvend nuk ka kursyer akuzat ndaj sistemit të drejtësisë dhe politikës së përbaltjes.
Tahiri u shpreh se Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha duhet të ishin para drejtësisë dhe jo në ulëset e Kuvendit.

“Çdo ditë, çdo të enjte, çdo seancë, në çdo komision, çdo konferencë për shtyp i kemi hedhur aq shumë baltë njëri-tjetrit dhe me aq zell kemi sharë dhe kemi bërë pis njëri-tjetrin sa tani është vështirë për njerëzit të kuptojnë sa këtu në këtë sallë ka burra dhe gra të mira që realisht kanë një ideal për politikën. Me duart tona kemi bërë një dëm vështirësisht të riparueshëm. Për fat të keq nuk kemi qenë vetëm në përpjekjen tonë të suksesshme për të bërë pis njëri-tjetrin, kemi pasur dhe aleatë, më kryesori drejtësia.

Kliko per me shume info

Më falni që po bëj emra, por unë nuk e kuptoj dhe nuk do arrij dot kurrë të kuptoj sesi Fatmir Mediu është ende në parlament dhe nuk është gjykuar kurrë për Gërdecin. Si Lulzim Basha është në parlament dhe ja ka dalë ti bëjë bisht drejtësisë dhe për Rrugën e Kombit dhe akoma më keq për Ziverin, Aleksin, Faikun dhe Hekuranin, janë katër familje.Ky është turp për drejtësinë, parlamentin, neveri për ata që presin jashtë kësaj salle që në këtë vend politika mund të jetë realisht e pastër”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here