Rusia kërcënon anglezët. United dhe Liverpul udhëtojnë në Moskë, frikë për ''përplasje'' mes huliganësh

Sport

Manchester United të mërkurën viziton kryeqytetin rus të Moskës për sfidën e “Champion League” kundër CSKA dhe duke marrë shkas nga historiku i përplasjeve të tifozërive, klubi anglez i nxitur nga autoritetet ruse ka paralajmëruar mbështetësit e tyre të sillen normalisht në këtë transfertë në të kundërt rrezikojnë shumë.

Manchester United këshillon tifozët të evitojnë ngjyrat e kuqe për të mos tërhequr vëmendje dhe për transportin në stadium klubi ka marrë masat për të ofruar transportin me autobusë për në “VEB Arena” dhe në kthim, në një përpjekje për të evituar çdo konflikt potencial mes dy tifozerive kundërshtare, raporton “the telegraph”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të gjitha këto masa nga klubi me zyrat në “Old Trafford”, si pasojë e kërcënimit të dërguar nga ana e kreut të komitetit të sigurisë në Federatën Ruse të Futbollit, Vladimir Markin, i cili ka njoftuar se policia ruse do t’i përgjigjet fuqishëm ndaj rrëmujaxhinjve. “Nuk dua të frikësoj askënd, por paralajmëroj ata që planifikojnë të vijnë këtu jo për të mbështetur ekipin e tyre, por për të bërë huliganizma. Ligji është i njëjtë për të gjithë, jo vetëm për rusët. Të gjithë ata që do ta shkelin ligjin do të përballen me një ndëshkim të ashpër, mbase edhe me formën e një qëndrimi të gjatë në Rusi, në kushtet që miqtë tanë nuk do t’i pëlqejnë, kërcënoi zyrtari i lartë rus”.

United nuk është skuadra e vetme angleze që do të udhëtojë në Rusi për sfidat e “Champions League” pasi të martën Liverpuli luan në Moskë kundër Spartakut. Paralajmërimet sipas kreut të komitetit të sigurisë në Federatën Ruse të Futbollit janë për të dyja ekipet./balkanëeb/

ME TE LEXUARAT