Rrëfen eksperiencën e herës së parë në Shqipëri, De Biazu: Vendosa kolltukun pas derës së dhomës

Sport

Një intervistë ekskluzive vjen nga ish- trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi. Për “Corriere della Sera”, seksionin e Breschias, ka folur për dorëheqjen nga Shqipëria dhe përshtypjet e tij për vendin tonë.

Ish-trajneri i Shqipërisë, tani i skuadrës spanjolle, Levante iu është përgjigjur pyetjeve të Riki Barones, gjatë vizitës që De Biazi ka bërë në qytetin e Breschias. Ai është trajneri i fundit që ka stërvitur yllin e futbollit italian, Roberto Baxho.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Na flisni për njeriun që ka fituar sfidën e pamundur me Kombëtare shqiptar.

“Nuk e di kush është ky njeri, ndoshta një marsian, kushedi-bën shaka (por jo shumë) De Biasi.- Në fakt me Shqipërinë përshkova një udhëtim që në fillim ngjante vërtetë i pamundur, kualifikimi në Kampionatin europian, duke sfiduar çdo prognozë. Kam provuar një ndjesi të mrekullueshme”

Por, së fundi dhatë dorëheqjen e parevokueshme. Pse kjo zgjedhje?

“Kuptova që ishte mbyllur një cikël, kështu mendova të ikja në momentin më të mirë, sigurisht jo për mungesë të rezultateve, në një grup ku Spanja dhe Italia janë duke dominuar pa rivalë. Mendoj se trajneri i ri Cristian Panuçi mund të punojë seriozisht.

Çfarë mund t’i këshilloje?

“Unë dhe Kristiani jemi përballur shumë herë dhe mund t’i them vetëm që te shkojë përpara për rrugën e tij dhe të punojë me qetësi, pa i tejkaluar dhe djegur etapat”.

A kishe ndonjë paragjykim për Shqipërinë?

“Natën e parë në hotel vendosa një kolltuk përpara portës së dhomës nga frika se mos më vidhnin. Sot e them duke qeshur, pasi me kalimin e kohës mësova t’i dua shqiptarët: kam parë pak dhunë, në të kundërt të disa vendeve të pasura perëndimore”.

ME TE LEXUARAT