I riu can rrethimin e Rinasit dhe tenton të futet në avion, reagon aeroporti

Aktualitet

Nje i ri ka care rrethimin e aeroportit te Rinasit dhe ka tentuar te hyje ne nje avion ne momentet e fundit kur ai po nisej per ngritje drejt Anglise.

Aeroporti reagoi me nje deklarate duke theksuar se në lidhje me ngjarjen e pasqyruar në disa portale mediatike ditën e sotme, ku flitet për tentativën e një adoleshenti për të hyrë në mënyrë të paligjshme në pistën e avionëve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bën me dije se 17-vjeçari me inicialet E.G është pikasur menjëherë pas çarjes së gardhit rrethues të pistës nga punonjës të aeroportit.

Bazuar në procedurat e brendshme mbi rregullat e sigurisë, është njoftuar policia e Rinasit e cila ka bërë të mundur shoqërimin e menjëhershëm të tij në mjediset e komisiariatit të Rinasit. Theksohet se siguria e aeroportit nuk është kompromentuar në asnjë moment.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtetasi E. G nuk ka patur asnjë kontakt me pasagjerë apo mjet. Në dijeninë tonë, motivi i veprimit të tij ishte emigrimi jashtë Shqipërisë, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

TIA do ta vlerësonte nga ana e enteve mediatike, që për çdo informacion që lidhet me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, të merret konfirmim zyrtar nga kompania, në shërbim të saktësisë së lajmit dhe mënjanimit të çdo paqartësie.

TIA nxit transparencën e informacionit, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur në komunikimin me mediat.

ME TE LEXUARAT