Ramush Haradinaj: Do të jem në shërbim të shtetit dhe qytetarëve

Kliko per me shume info

Ramush Haradinaj ka falenderuar qytetarët e Republikës së Kosovës për besimin e dhënë. Haradinaj është zotuar se si kryeministër i ri do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, dhe se do të punojë me gjithë qenien e tij për mirëqenin e përgjithshme të shoqërisë kosovare.

“Qeveria që do ta drejtoj, do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie, dhe do të jetë më e gatshme se asnjëherë më parë që të bashkëpunojë ngusht më opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe median”, ka shkruar Haradinaj.

Kliko per me shume info

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Dje mora besimin për të udhëhequr Qeverinë e vendit në mandatin katërvjeçar. I falëndëroj të gjithë ata që më besuan, por edhe ata që votuan kundër, sepse ky është thelbi i demokracisë. Zotohem para jush qytetarë të dashur, se do të jem në shërbimin tuaj e të shtetit, dhe do të punoj me krejt qenien time për mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë kosovare. Qeveria që do ta drejtoj, do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie, dhe do të jetë më e gatshme se asnjëherë më parë që të bashkëpunojë ngusht më opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe median. Menjëherë pas marrjes së besimit për ta udhëhequr Qeverinë e vendit, kam pranuar mijëra urime nga qytetarë, simpatizantë të AAK-së e të partive të tjera, nga diplomatë e përfaqësues shtetesh, nga të cilët ndër të parët ishin, Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, dhe Senatori Eliot Engel! Një falënderim i përzemërt për të gjithë ata! Nisja e re për Kosovën bëhet, vetëm duke qenë të bashkuar, e me besim në njëri tjetrin!
RH

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here