"Rama një pushtues. Shikoni çfarë po u bën 153 familjeve në Shkozë"
Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama po sillet si pushtues me 153 familjet, shtëpitë e të cilëve po prishen në Shkozë. Sipas Bashës, Rama që sot po i prish shtëpitë e këtyre banorëve, në fushatë i premtonte legalizim dhe shpronësim me vlerë sipas tregut.
Përmes një postimi në "Facebook", Basha shprehet se ky veprim është treguesi më i qartë se çfarë është dhe çfarë do të jetë qeveria e Edi Ramës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Postimi i Bashës në Facebook:
Është një sjellje prej pushtuesi, ku 153 familje të cilave u ishte premtuar gjatë fushatës nga ky kryeministër, legalizim dhe shpronësim, me vlerë sipas tregut, sot ju shemben shtëpitë dhe nxirren në mes të katër rrugëve.
Ky është treguesi më i qartë se; çfarë ishte, çfarë është dhe çfarë do të jetë qeveria e Edi Ramës. Një qeveri e cila nuk ka ardhur me votën e qytetarëve, nuk është përgjegjëse para tyre. Një qeveri që ka ardhur me lekët e pista të krimit nuk e godet krimin, por e mbron atë edhe kur krimi sulmon policinë, si në Elbasan.
Hapi i parë që duhet hedhur për shembjen e këtij sistemi të kalbur politik, të këtij karteli politiko–kriminal, janë zgjedhjet. Po nuk u rregullua çështja e zgjedhjeve do të vazhdojmë të kemi qeveri që vijnë në pushtet me paratë e krimit dhe të drogës dhe i bëjnë Amin kriminelëve, bandave, ndërkohë që godasin qytetarët.