Qytetari dixhital i besoi hallin, Basha e bën publike: “Po merr fund çdo gjë, qenkan të tmerrshëm’’

Aktualitet

Një postim në FB nga Lulzim Basha ka habitur të gjithë. Edhe ai si ish- kryeministri Berisha publikon shqetësimet e qytetarëve.

Postimi i Bashës

Qeveria u hoqi te rinjve ne Diber mundesine per edukim, dhe pasi i perzuri studentet, godinen e universitetit ia jep bashkise se fituar me parate e kanabisit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pershendetje Kryetar ! Nga Peshkopia po ju paraqesim nje shqetesim + qe kane dibranet sot:

Prej vitit 2013-’14 pasi keto rilindasit famoze mbyllen universitetin, filialin e UAMD, ne Peshkopi, godina e rikonstruktuar per bukuri nga qeveria jone, (ish Gjimnazi qe u be Universitet) prej 4-vjetesh rrin bosh, megjithese ne Peshkopi vazhdon mesimi ne klasa me 40 nxenes dhe me e keqja ne arsimin fillor, ne Peshkopi vazhdon ende edhe sot mesimi me 2-turne (cikli ulet). Por kjo s’eshte asgje, tani duan qe kete godine arsimore, me e rendesishmja ne Diber dhe memorja e vetme historike e arsimit ketu, ta kthejne ne zyra per te kaluar aty Bashkine Diber, drejtuar teorikishte nga PS, por praktikishte nga injoranca, nga Pdiu…, etj.,kthyer ne plaçke tregu…etj etj.

Bashkia jo vetem qe i ka ambjentet e saje qe ia kemi lene model, por edhe mundesi kembimi me godinen ku sot jane institucione koti si Qarku, Prefektura etj., ka.

Ketu po merr fund çdo gje, keto qenkan te tmerrshem, mbyllin shkollat per te bere zyra per militantet, pasi ngaqe kane shtuar numrin e personelit ne administrate disa fish sa nuk i nxene ( nuk i marrin zyrat) dhe tani te gjithe keto injorante qe rrin ne zyra kot, tani duan zyra +, dhe i duan aty ne qender te qytetit, duke kthyer godinen e universitetit ne zyra te bashkise… !!!? Sapo kane filluar procedurat e transeferimit, lirimit ambjenteve…etj. Te fala nga Peshkopia”

ME TE LEXUARAT