Superaksioni i Policisë në vend, paralajmëron Qato: Jo vetëm për makinat luksoze

Aktualitet

Drejtori i përgjithshëm i sigurisë publike të Policisë, Altin Qato, ishte i ftuar në panelin e emisionit "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu në një diskutim mbi temën e krimit të organizuar.

Ai ka sqaruar se njerëzit kanë perceptuar një ide te gabuar sikur ka filluar vetëm një operacion me qëllim bllokimin e makinave të luksit në vend, kryesisht pas përplasjes që ndodhi në tregun ushqimor elbasan ku makina e biznesmenit Agron Cela goditi makinën e policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por ai ka shtuar se policia duhet të parandalojë dhe të godasë krimin si dhe asetet që sjellin këto lloj veprimtarish.

Për vitin 2017-2020 ështe caktuar dhe plani i veprimit në nivel kombëtar të luftës së kanabisit.

Ky fakt ka ndikuar në vënien në fokus të masave për parandalimim e veprave kriminale.

Policia ditët e fundit ka zhvilluar aksione në mbarë vendin, në Elbasan, Vlorë, Sarandë, Fier dhe kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako është shprehur se ky operacion do të godasë grupet që kanë rrezikshmëri te lartë si dhe do të luftojë krimin e organizuar.

ME TE LEXUARAT