Punëtori i kompanisë Apple zbulon detaje të iPhone 8

Kliko per me shume info

Aparati iPhone 8 është celulari më i rëndësishëm i krijuar ndonjëherë nga Apple dhe pritet të lansohet gjatë një eventi të kompanisë në zyrat e reja në Kaliforni nesër.

Ajo çfarë do të duhej të mbetej befasi për 10 vjetorin e celularit të parë të Apple duket se është shkatërruar nga një punëtor i pakënaqur, i cili zbuloi detaje të tij në internet, thuhet sipas BBC.

Kliko per me shume info

Blogeri i Apple, John Grubber, tha se është pothuajse i sigurt se ky zbulim ishte i qëllimshëm. “Jam shumë i sigurt që ky nuk ishte ndonjë gabim, por një veprim i qëllimshëm nga një punëtor mashtrues i Apple.

Punëtori zbuloi dizajnin e iPhone në detaje, një pamje të kamerës së përmirësuar dhe një sistem të ri radikal për hapjen e celularit, me një mori informacionesh të tjera.

Sipas punëtorit, Apple do t’i emërojë celularët iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus për dy pajisjet LCD. Më pas, iPhone X është emri për modelin OLED.

Në vend të një skaneri të padukshëm për shenja të gishtit, përdoruesit do të përdorin një kod ose sistemin e ri për njohje të fytyrës për ta hapur celularin.

Apple ka konfirmuar se iPhone i ri do të lansohet në teatrin Steve Jobs brenda zyrave të reja të kompanisë më 12 shtator.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here