"Porsche" ndërton super-jahtin 14 milionë euro

Teknologji

Kompania Porsche është duke provuar veten në dizajnim të jahteve.

Studio F.A. Porsche, që është shtëpia dizajnuese e prodhuesit të veturave, ka dizajnuar një super jaht hibrid, i cili do të debutojë në panairin e jahteve në Monako më 27 shtator.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky super jaht quhet GTT 115, ndërsa konsiderohet si Gran Turismo për det.

Jahti është i gjatë 35 metra, i ngjyrosur me ngjyrë hiri metalike ndërsa është hibrid e mund të përshkojë 5.5 mijë kilometra detare me shpejtësi 21 nyje.

Super jahti kushton 13.9 milionë euro, dhe janë prodhuar vetëm 7 njësi.

ME TE LEXUARAT