Emri/ Plagosi të riun me thikë, arrestohet 40-vjeçari nga Elbasani

Kliko per me shume info

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një të ri.

Sipas policise, i arrestuari është Kujtim Pisha, 40 vjeç, akuzohet se në Lagjen “Haxhias” në bashkëpunim me shtetasit E.P., 19 vjeç dhe S.P., 22 vjeç banues në Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohen të kenë goditur me sende të forta dhe me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin P.T., 30 vjeç banues në Elbasan.

Kliko per me shume info

Policia theksojnë se shtetasi P.T, është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia, ka bërë shpalljen në kërkim dhe po punon intensivisht për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të përfshirë në konflikt.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here