Plagosi rëndë me sëpatë disa persona në Gjermani, dërgohet në psikiatri 36-vjeçari shqiptar

Kosovë&Rajon

Në mars të këtij viti, një kosovar 36-vjeçar në gjendje të rënduar psikologjike sulmoi me sëpatë kalimtarë të rastit në Stacionin Hekurudhor të Dyzeldorfit në Gjermani, duke plagosur 8 persona.

Ashtu siç në atë kohë, 4 prej tyre pësuan lëndime të rënda në kokë, shkruan rp-online.de. Fill pas ngjarjes së rëndë ai tentoi të largohej duke u hedhur nga një urë, por mbeti i lënduar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por pas hetimeve që u zhvilluan ndaj kosovarit, autoritetet gjermane vendosën ta dërgojnë atë në një klinikë psikiatrike, ku do të mbahet për një kohë të gjatë, dhe jo në burg.

Kjo masë ndëshkimi i është shqiptuar pasi prokuroria konsideron se 36-vjeçari, i cili jeton në Ëuppertal, krimin e ka bërë në një gjendje të një çrregullimi akut të skizofrenisë paranoide. Për këtë arsye ai vazhdon të jetë i rrezikshëm për rrethin. Gjykimi i tij në Gjykatën e Landit, në Dyzeldorf do të mbahet këtë javë, shkruan albinfo.ch.

ME TE LEXUARAT