"Pilotët janë sëmurë", zbulohet arsyeja pse u anuluan rreth 100 fluturime në Gjermani

Bota

Kompania e dytë më e madhe ajrore në Gjermani, "Air Berlin" ka anuluar rreth 100 fluturime për shkak të numrit të madh të pilotëve, të cilët kanë njoftuar se "janë të sëmurë" dhe për pasojë nuk paraqiten dot në punë.

Kompania është në prag falimentimi, pasi aksioneri Etihad Airways tërhoqi fondet e tij pas disa vitesh që firma rezultonte me humbje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“The Guardian” shkruan se kompania ajrore gjermane nuk është në gjendje të paguajë rrogat e pilotëve dhe bojkotimi i tyre kërcënon ekzistencën e saj bashkë me mundësinë për të shpëtuar vende pune në kohën kur është duke kërkuar investitorë për një pjesë të biznesit të vet.

Gjithashtu thuhet se gati 100 pilotë munguan njëkohësisht, duke bërë që qindra pasagjerë të bllokohen në terminalin e nisjeve të Aeroportit Tegel të Berlinit.

“Pilotët thonë se janë të sëmurë, sepse nuk paguhen kjo është e gjitha dhe ne mbetëm të bllokuar këtu. Mbase do ta shijojmë Berlinin ca më gjatë”, thotë Josephine Jackson, udhëtare nga Australia.

“Jam shumë i zemëruar është normale, sepse po na trajtojnë komplet si idiote. Presim në radhë këtu dhe fakti që pilotët kanë njoftuar të gjithë se janë të sëmurë është vërtetë fyes. Ata duhet të bëjnë punën me të cilën janë pajtuar. Gjithë kjo dramë vjen vetëm sepse nuk janë përfshirë në negociata me A”ir Berlin” dhe kjo bëhet në kurriz të pasagjerëve”, thotë Nero Brandenburg, pasagjer.

ME TE LEXUARAT