Klaudia Pepa dhe Albi Nako u shfaqen dje tek emisioni i pasdites ‘Rudina’, Albi në një rrëfim ekskluziv mbi karrierën e të rejat e tij të fundit, ndërsa Klaudia me një surprizë që përloti ish bashkëshortin e saj.
Klaudia kishte përgatitur një videomesazh për Albi Nakun, ku ndër të tjera e quajti atë vëlla.
Kjo gjë ka sjellë mjaft reagime në rrjetet sociale, mirëpo duket se Klaudias “nuk ia ndien për cfarë thuhet vërdallë”.
Klaudia ka publikuar sot një foto të re, ku shfaqet mjaft elegante dhe seksi me një bluzë transparente që i ekspozon gjoksin, duke mos bërë asnjë reagim për komentet e shumëta në internet.