Pas betimit në Presidencë, mbledhja zyrtare. Qeveria “Rama 2” merr vendimet e para

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama doli nga selia e Presidencës bashkë me anëtarët e kabinetit të ri për t’u mbledhur në selinë e qeverisë, ku u mbajt edhe mbledhja e parë zyrtare e kabinetit te ri.

Në hapje të mbledhjes u publikua lista e vendimeve. I pari ishte vendimi për shpalljen e 2018-s si vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Kliko per me shume info

Vendimet e tjera lidhen me dhënien e mundësive të nisjes nga puna të procesit të vetting-ut. Qeveria vendosi që ambjentet e ish-godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve t’i jepen institucioneve të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Administrata e vetting-ut do punojë edhe në një pjesë të ndërtesës ku ndodhet Kontrolli i Lartë i Shtetit. Aty do vendoset Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Një nga vendimet lidhet me lehtësimin e procedurave me çertifikatat që lëshohen nga Gjendja Civile. Ky ishte edhe një nga premtimet e kryeministrit për lehtësimin e burokracive shtetërore.

Qeveria e re diskutoi edhe për dhënien e një ndihme financiare qeverisë amerikane për të lehtësuar pasojat e dëmeve të shkaktuara nga uraganët “Irma” dhe “Harvei”.

Vendimet e tjera janë për formatimin e qeverisë së re, e cila është më e vogël në numër. Për çdo ministri janë miratuar vedimet për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here