"Cadrat me vete", ja parashikimi i motit për fundjavën

Soft

Fundjava sjell përmirësim të kushteve të motit, por jo në verilindje të vendit. Sipas meteorologeve, ditën e shtunë, territori dominohet nga kthjellimet përjashtuar verilindjen ku do ketë vranësira kalimtare.

Pasditja e mbrëmja vijojnë me kthjellime e vranësira kalimtare në verilindje por pjesa tjetër e vendit, mbetet me mot të kthjellët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Diten e diele, raporton “Meteoalb”, pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime e vranësira të shpeshta në gjithë vendin por pasditja sjell kthjellime e vranësira kalimtare në Jug ndërsa vranësira të shpeshta në zonat Qendrore dhe Veri të vendit.

Mbrëmja fuqizon vranësirat në të gjithë territorin, vranësira që mbeten prezente dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë mëngjesin e së shtunës por një rritje me 2°C sjellin orët e mesditës. Edhe e diela sjell rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang territori të ngjitet në 26 – 27°C.

ME TE LEXUARAT