Rruga e Kombit, nga dhjetori fillon kalimi i makinave me pagesë

Aktualitet

Nga dhjetori i këtij viti, fillon kalimi me pagesë në Rrugën e Kombit. Që prej disa javësh tashmë, punonjësit e konsorciumit “Catalyst Viva Das General Constracting LLC & Salillari shpk & “BEE Tech” & “ Violap Ateve” & “Kastrati” sha, i cili fitoi një vit më parë koncesionin e mirëmbajtjes së rrugës, kanë filluar punën për ndërtimin e vendpagesave.

Për koncesionin, mesatarisht, çdo makinë që do të kalojë në këtë rrugë do të paguajë 5 euro me TVSH, ndërsa koncesionari do të marrë prej vitit të tretë të koncesionit edhe një shtesë prej 5 milionë eurosh në vit (nga viti i tretë deri në atë të 15) si subvencionim të koncesionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Projekti parashikon zgjerimin e një segmenti të Rrugës së Kombit, rreth 4 km në hyrje të Tunelit të Kalimashit, nga katër, në gjashtë korsi, ndërsa do të ndërtohen mbi- dhe nën- kalimet, rrethimi dhe çdo element tjetër sigurie në autostradë, veç trarëve, që do të shërbejnë për vjeljen e taksës së rrugës.

Në të njëjtën kohë, vijon edhe procesi i ndërtimit të urave të mbetura përgjysmë në rrugën Kukës-Morinë, i zvarritur që prej tetë vitesh për mungesë fondesh.

Për vitin 2017 qeveria e Shqipërisë ka vënë në dispozicion 5 milionë euro.  Sipas drejtorit teknik të firmës Vega, që ka fituar tenderin për përfundimin e urave në rrugën Kukës-Morinë, pesë ura duhej të kishin përfunduar në qershor, por nuk kanë përfunduar, ndërsa dy urat e tjera, ku përfshihet edhe ajo më e madhja e këtij segmenti, në afërsi të ish-uzinës së Bakrit në Rexhepaj, nuk mendohet se do përfundojnë në afatin e përcaktuar në kontratë.

Sipas koncesionarëve të mirëmbajtjes së rrugës, për mjetet me ndjeshmëri sociale do t’i jepen bashkisë 100 mijë euro (për autobusë, etj). Por, nuk do të shpëtojnë nga pagesa banorët e Kukësit./scan/

ME TE LEXUARAT