Ozil mbetet jashtë kombëtares së Gjermanisë

Sport

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka mbetur jashtë listës së kombëtares së Gjermanisë për kualifikuesit e ardhshme të Kupës së Botës, kundër Irlandës së Veriut dhe Azerbajxhanit.

Mesfushori e gjen veten në “margjinat” bashkë me Mario Gotze bashku të Borussia Dortmund dhe Sami Khedira të Juventusit, që të tre fitues të Botërorit të fundit. Ozili ka qenë subjekt i kritikave deri më tani, këtë sezon, i cili mund të jetë i fundit në stadiumin “Emirates”, ku ai është jashtë kontratës qershorin e ardhshëm. Ndërkombëtari gjerman ka luajtur pesë herë deri më tani për Arsenalin, këtë sezon, por ishte vetëm në stol gjatë fitores 2-0 të së hënës ndaj WBA, pasi kishte pësuar një inflamacion në gjunjë një javë më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Eshtë kjo çështje që e ka çuar trajnerin Joachim Low në këtë vendim, që ta lërë atë jashtë dy ndeshjeve të radhës kualifikuese, pavarësisht se lojtari ishte në dispozicion të Wenger për ndeshjen e së dielës kundër Brighton. “Mesut Ozil dhe Sami Khedira supozoj se do të jetë më mirë për të pushuar gjatë angazhimit ndërkombëtar, – tha Low. – Kjo është më e rëndësishme për ta në këtë moment. Më e rëndësishme për ne është që lojtarët tanë të jenë në gjendje në pikun e vitit të ardhshëm”. Gjermania ende nuk e ka siguruar vendin në finalet e Kupës së Botës 2018, megjithëse një pikë kundër Irlandës së Veriut në Belfast do t’i mjaftojë për këtë.

Ja lista:

Portierë: Bernd Leno (Bayer Leverkusen), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona), Kevin Trapp (PSG)

Mbrojtës: Jerome Boateng (Bayern Munich), Matthias Ginter (Borussia Gladbach), Mats Hummels (Bayern Munich), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Shkodran Mustafi (Arsenal), Marvin Plattenhardt (Hertha Berlin), Antonio Rudiger (Chelsea), Niklas Sule (Bayern Munich)

Mesfushorë: Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Emre Can (Liverpool), Leon Goretzka (Schalke), Toni Kroos (Real Madrid), Sebastian Rudy (Bayern Munich), Julian Draxler (PSG), Leroy Sane (Manchester City), Amin Younes (Ajax)

Sulmues: Thomas Muller (Bayern Munich), Lars Stindl (Borussia Gladbach), Sandro Ëagner (Hoffenheim), Timo Ëerner (RB Leipzig)

ME TE LEXUARAT