Operacioni në det dhe tokë në Vlorë, sekuestrohen 1 ton drogë

Aktualitet

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Delta Forcë, Roja Bregdetare, GdF, D.V.P. Vlorë e D.V.P. Fier kanë zhvilluar një operacion antidrogë në det e tokë.

Njoftimi i policisë:

Operacioni me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni ka nisur në mesnatë nga Policia Kufitare e Delta Force.

Në operacion më pas janë përfshirë edhe Roja Bregdetare, GdF, DV.P. Vlorë, D.V.P.Fier e FNSH Fier.

Sekuestrohet rreth 1 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Bllokohet midis Plazhit të Levanit dhe Darëzezës një Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur Italian me 2 persona në bord, një Italian dhe një Shqiptar.

Skafistët kanë hedhur lëndën narkotike në det.

Policia po rikuperon lëndën narkotike.

Deri tani rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar nga ana e Policisë.

Skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Vijon operacioni.

Për hollësi të mëtejshme në përfundim të veprimeve.

ME TE LEXUARAT