FOTO/ Ja kush është oficeri i Repartit “Shqiponja”, që “spiunonte” operacionet e Policisë

Kliko per me shume info

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) ka arrestuar një oficer policie pasi dekonspironte operacionet. Personi i arrestuar është Engrid Hënaj, me detyrë trup shërbimi në Repartin “Shqiponja” në Policisë së Tiranë.

Arrestim u bë i mundur pas një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

Kliko per me shume info

Nga hetimi e kryera ka rezultuar se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetasin F.L., i arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë”.

SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here